Tare: Gjërat kanë ndryshuar, nuk jemi më amatorë

12/10/2015 11:10

Shqipëria mund të konsiderohet fare mirë “Hirushja” e Evropianit të Francës. Në mbrëmjen e 11 tetorit në Jerevan, skuadra kuqezi realizoi ëndrrën e saj historike, duke u kualifikuar direkt në Euro 2016 si skuadra e vendit të dytë në Grupin I.

Shumë herë është përpjekur kombëtarja jonë për të arritur një objektiv të tillë, por pa ia dalë mbanë, edhe pse lojtarët cilësorë nuk i kanë munguar, siç është rasti i Igli Tares, i cili sot është Drejtor Teknik i Lazios.

Në një intervistë për televizionin Sky, Tare shpjegon metamorfozën e pësuar nga skuadra jonë kombëtare me kalimin e viteve, deri në arritjen e këtij suksesi historik.

“Në Shqipëri, dikur futbolli përjetohej në mënyrë amatoriale. Infrastruktura nuk ishte në nivelin e duhur. E njëjta gjë ndodhte edhe me trajnerët, edhe pse këta të fundit kanë dhënë maksimumin për skuadrën. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe këta djem do të hyjnë në historinë e kombit. Shpresojmë që futbollistë të tjerë të ndjekin gjurmët e tyre“, tha Tare.

Top Channel