Rama: Ëndrra e pamundur u bë realitet. Basha: Përpara Shqipe

11/10/2015 21:00

Nuk mund të mungonte as reagimi i krerëve të politikës shqiptare për suksesin mëse të merituar të kombëtares sonë të futbollit.

“Ëndrra e pamundur u bë realitet! Shqipëria në historinë e Finaleve të Europianit! Mirënjohje Kuqezinjve dhe De Biazit”, shkroi në rrjetet sociale Kryeministri Rama.

Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, me anë të një statusi të shkurtër në “Facebook” shpreh mirënjohjen e tij për kombëtaren, ndërsa kërkon edhe lirimin e Ismail Morinës.

“PERPARA SHQIPE! Mirenjohje Kombetares Kuq e Zi! Lironi Ballist Morinen!”, shkroi Basha.

Top Channel