Cana: Një ëndërr e bërë realitet

11/10/2015 20:20

Mjaft i lumtur për suksesin, Lorik Cana pas fitores në Armeni tha se ishte një ëndërr e bërë realitet.

“Jemi një kombëtare e bashkuar dhe këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë takimeve. Jam shumë krenar që më në fund e kemi bërë ëndrrën e të gjithë shqiptarëve realitet”, tha kapiteni.

Ai shtoi se ky sukses i kombëtares ka ardhur vetëm se i gjithë grupi ka qenë i bashkuar dhe lojtarët kanë dhënë gjithçka në fushën e lojës. “Kemi treguar që grupi ka një zemër të madhe”, tha Cana.

Ndërsa kapiteni Berisha tha : “Nuk mund ta besoj. Humbja me Serbinë ishte shumë e rëndë vetëm kampionë si ne mund ta kthenin atmosferën në këtë gjendje”.

Por edhe pse jemi në një ditë historike, Berisha nuk mund ta harronte humbjen me Serbinë, duke i kërkuar edhe një herë falje tifozëve për atë rezultat.

Top Channel