F1, Hamilton fiton në Rusi dhe konsolidon kryesimin

11/10/2015 14:45

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Rusisë duke hedhur një hap të sigurtë drejt një tjetër titulli kampion.

Britaniku i Mercedesit dominoi në Soçi, duke lënë pas Sebastian Vettel me Ferrari dhe Sergio Perez me Force India, me meksikanin që në xhiron e fundit përfitoi nga aksidenti mes Bottas (Williams) dhe Raikkonen (Ferrari) për t’u ngjitur në podium.

Me tërheqjen e Nico Rosberg (Mercedes), Hamilton tashmë është edhe më shumë kryesues i Botërorit, me 66 pikë më shumë se Vettel i vendit të dytë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel