Kamioni godet autobusin, lëndohet një prej drejtuesve

10/10/2015 11:30

Dy automjete janë përplasur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, në zonën e Dushkut, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një kamioni, shtetasi Ardian Laçi, 45 vjeç nga Shijaku.

Sipas policisë lokale, autobusi i linjës Divjakë-Lushnje, në momentin e ndalimit në Dushk për të zbritur pasagjerët, i ka bllokuar rrugën kamionit. Drejtuesi i këtij mjeti, në përpjekje për të shmangur përplasjen e ka goditur autobusin nga pas.

Për pasojë, rejtuesi i kamionit, 45 vjeç nga Shijaku, ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Ndërsa pasagjerët e autobusit janë transportuar me mjete të tjera drejt destinacionit të tyre. Pas aksidentit, për 30 minuta është bllokuar aksi Rrogozhinë-Lushnje.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor, drejtuesit e dy mjeteve do të merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Top Channel