MotoGP në Japoni, spanjolli Lorenzo në Pole Position

10/10/2015 00:00

Jamaha dominon provat zyrtare të Cmimit të madh të Japonisë në Botërorin e MotoGP. Horge Lorenzo dhe Valentino Rossi zhvilluan një duel të bukur në distancë, duel ky që në fund u fitua nga piloti spanjoll.

Lorenzo e përshkoi pistën e Motegit me kohën 1 minutë 43 sekonda e 790 të mijtat duke vendosur edhe një rekord të ri të provave zyrtare. Valentino Rossi u detyura të dorëzohej vetëm në çastet e fundit duke pranuar vendin e dytë me vetëm 81 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës.

Plotëson vijën e parë të nisjes, kampioni i botës në fuqi, Mark Markez që regjistroi kohën e tretë më të mirë. Mjaft mirë u paraqit edhe Dukati që u pozicionua në vendin e katërt dhe të pestë me italianët Doviciozo dhe Janone. Renditja vijon me spanjollët Pedrosa dhe Espargaro të pozicionuar respektivisht në vendin e 6 dhe të 7 të ndjekur nga britanikët Kraclou dhe Bredli Smith.

Top Channel