Skenarët e kualifikimit për në Euro 2016

09/10/2015 13:50

Dështimi ndaj Portugalisë dhe sidomos kjo e fundit ndaj Serbisë, i kanë zeruar shpresat e shqiptarëve për t’u kualifikuar si skuadra e tretë më e mirë e të gjitha grupeve të këtyre eleminatoreve.

Tashmë kuqezinjtë e De Biasit nuk kanë më asnjë mundësi që të jetë kombëtarja më e mirë mes atyre që janë të renditura në vendin e tretë, pasi 6 pikë të humbura në minutata e fundit në “Elbasan Arena” na kanë zbritur në vendin e 5, 4 pikë më pak se Hungaria që kryeson këtë renditje.

Gjithsesi, kombëtarja jonë ka edhe një mundësi të fundit për të siguruar direkt një vend mes perfaqësueseve që do të luajnë në finalet e Euro 2016. Kuqezinjtë e drejtuar nga De biasi duhet të mundin Armeninë me çfarëdolloj rezultati të dielën në Jerevan, në mënyrë që ëndrra e miliona shqiptarëve për të qenë në Francë 2016 të bëhet realitet.

Në rast se dështojnë edhe ndaj skuadrës së fundit në grupin tonë, atëherë shpresat e kualifikimit zhvendosen në ndeshjet e “Play Off”-it që do të luhen në nëntor.

Kjo fazë pritet të rezervojë kundërshtarë të fortë, që sigurisht ashtu si ne nuk do të duan të humbasin mundësin për të qenë në Euro 2016.

Top Channel