Shqipëri-Serbi, si u ndoq ndeshja në Beograd

09/10/2015 11:50

Është fillimi i ndeshjes dhe njerëzit ende zënë vend. Ndeshja ndiqet nëpër shumicën e lokaleve të kryeqytetit serb, por qetë dhe pa shumë tensione. Megjithatë, serbët duan fitore.

Në një lokal serbët nga Kosova, Serbia, Mali i Zi janë takuar për të ndjekur ndeshjen. Situata duket e qetë. Komentet janë nëse serbët fitojnë, mund të ndërpritet ndeshja nga dhuna në “Elbasan Arena”. Por, kjo nuk ndodh.
 
Pronari i lokalit, Sreten Xhoroviç, gjithë kohës komunikon me miqtë shqiptarë nga Kosova.

“Tifozët nuk e kanë mendjen te ndeshja, por te politika. E rëndësishme është të fitojë futbolli

Disa kanë pritur një ndeshje më dinamike, por gjithsesi janë të lumtur. “Cilësia është në anën tonë. Nuk ka krahasim”, thotë një tifoz serb.

Emocionet janë të mëdha dhe minutat kalojnë në pritje të rezultatit. Para fundit, disa thonë se sikur duket një marrëveshje për rezultat 0-0. Pritjet për incidente nuk kanë munguar, por mesazhet janë për paqe.

“Futbolli nuk është më vetëm sport. Duhet të na bashkojë”, thotë një tjetër tifoz.

Pas fundit, shpërthen festa në lokal dhe në rrugë.

Top Channel