Zyrtare: Jurgen Klopp, trajneri i ri i Liverpool
09/10/2015 09:20
Jurgen Klopp është trajneri i ri i Liverpool. Lajmin e bëri të ditur klubi anglez mbrëmjen e së enjtes, pasi kishte që nga e diela që ishte pa trajner, pas shkarkimit të Brendan Rogers.
Ish-trajneri i Borussia Dortmund ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me “Reds”-at dhe u prezantua sot, në orën 11:00.
Gjatë 7 sezoneve me verdhezinjtë gjermanë, Klopp fitoi 2 tituj kampion në Bundesligë dhe arriti finalen e Champions League në sezonin 2012-2013.
Top Channel