Rama ngushëllon lojtarët; Vuçiç përshëndet lojën e ndershme

08/10/2015 23:35

Shqipëria u mund nga Serbia në minutat shtesë të ndeshjes, por sërish lojtarët e kombëtares kanë marrë mbështetjen e Kryeministrit të vendit.

Mësohet se Edi Rama pas përfundimit të ndeshjes ka zbritur në dhomat e zhveshjes ku është takuar me lojtarët e kombëtares sonë, duke i ngushëlluar dhe i ka përgëzuar për lojën e mirë, pavarësisht se rezultati nuk ishte në favorin tonë në këtë rast. Gjithashtu Kryeministri i ka kujtuar se ende nuk ka përfunduar, pasi Armenia është vendimtare.

Pas përfundimit të takimit ka pasur një reagim në “Twitter” edhe nga Kryeministri i Serbisë, zoti Vuçiç, i cili ka uruar futbollistët serbë për fitoren dhe ka përshëndetur edhe lojën e ndershme që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Top Channel