Ndeshja me Shqipërinë, Serbia: Shkojmë për të luajtur futboll

06/10/2015 00:00

Futbollistët e kombëtares serbe e vlerësojnë punën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të përgatitur ndeshjen me Shqipërinë.

Ata thonë se janë duke shkuar në Tiranë për të luajtur futboll dhe do të mundohen të jenë të përgatitur që nga minutat e para. Në një konferencë për shtyp, ata thanë se do të jenë të qetë.

“Ne duhet të luajmë me kokë dhe mendoj se po shkojmë të luajmë një ndeshje atje, jo për luftë. Ne duhet të përqëndrohemi te ndeshja. Ka pak më shumë tensione për shkak të gjërave të tjera të ndodhura, por ne duhet ta shohim si ndeshje futbolli”, tha Luka Milivojeviç, lojtar i kombëtares së Serbisë.

Stefan Mitroviç, lojtari që hoqi flamurin nga droni në takimin e Beogradit, thotë se, në ekipet që ka luajtur ka pasur miq shqiptarë dhe beson se kjo do të tregohet edhe në fushë.

“Me të gjithë bashkëlojtarët që kanë qenë nga Shqipëria, kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem. Kështu do jetë edhe tani”, tha Stefan Mitroviç, sulmues i Serbisë dhe i Liverpoolit.

Ata thonë se presin një ndeshje “fair play” në fushë, ashtu sikurse dhe nga gjyqtarët që të gjykojnë drejtë, pasi një pjesë e futbollistëve serbë flasin edhe italisht.

“Natyrisht që do të donim të arrinim një fitore, si për ne si futbollista, edhe për popullin serb dhe gjithë çfarë ka ndodhur në takimin e parë. Kjo do të na ndihmonte për të rritur rezultatet tona”, tha më tej Luka Milivojeviç.

Zyrtarët e Federatës thanë se Serbia ka disa futbollistë të dëmtuar, por falë terapive të shumta, ata do të luajnë me të gjithë forcën e tyre.

Top Channel