Të papërmbajtshëm! Bajerni fiton edhe ndaj Dortmundit

04/10/2015 00:00

Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet këtë sezon në Bundesligën gjermane, duke fituar edhe në javën e tetë të kampionatit, këtë herë ndaj Dortmundit, madje me rezultatin 5-1.

Dy gola nga Muller në 45 minutat e para, dy nga Robert Lewandowski dhe një nga Goetze, i siguruan bavarezëve fitoren ndaj Dortmundit, që arriti të shënojë vetëm golin e nderit me anë të Aubameyang.

Me këtë fitore Bajerni shkon në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Dortmundi edhe pse ruan vendin e dytë, tashmë distanca nga kryesuesit ka shkuar në 7 pikë.

Top Channel