Superiorja, Flamurtari shkatërron 7-0 Tërbunin, Teuta mposht Bylisin

04/10/2015 00:00

Teuta ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Bylisit në “Niko Dovana” në javën e 6 të Superiores. Djemtë e Maganit, përveç fitores, kanë arritur të dominojnë edhe lojën duke rikthyer atmosferën pozitive pas humbjes të një jave më parë.

Golat u shënuan të gjithë në pjesën e parë nga Hila, Musta dhe Dita, ndërkohë që Bylisi nga ana tjetër konfirmoi sërish një paraqitje të dobët, si rrjedhojë e së cilës ka dhënë dorëheqjen edhe trajneri Agim Canaj. Nga ana tjetër, Teuta ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 12 pikëve.

Të dielën, Flamurtari ka shkatërruar 7-0 Tërbunin në ndeshjen e zhvilluar në Ballsh. Greca hap serinë e golave shumë shpejt, për t’i lënë më pas radhën Nexhipit për golin e dytë që shënon kështu për të parën herë me fanellën e Flamurtarit.

Në pjesën e dytë skuadra e Lëvit shënon edhe 5 herë të tjera, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës pukjane, e cila tashmë mbetet edhe pa trajner me largimin Nikajt, menjëherë pas përfundimit të ndeshje.

Top Channel