Kategoria Superiore, Partizani fiton 1-0 derbin me Tiranën

03/10/2015 00:00

Partizani ka fituar derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Tiranën 1-0 në këtë javë të gjashtë të Kategorisë Superiore.

Goli për Partizanin u shënua nga Xhevahir Sukaj, në minutën e 53-të. Gjuajtja jo e fortë nga jashtë zone e sulmuesit shkodran nuk arriti të ndalej dot nga portieri Stivi Frashëri.

Me këtë fitore, Partizani merr për momentin kreun e klasifikimit, në pritje të përballjes së Skënderbeut.

Nga ana tjetër, Tirana nuk e fiton derbin që nga shkurti i vitit 2014.

Top Channel