PSG, 88 mln euro për zëvendësuesin e Ibras; Aguero

03/10/2015 00:00

Paris St. Germain është vënë në ndjekje të Sergio Agueros.

Pas medias franceze, është edhe ajo spanjolle, që konfirmon interesin e kampionëve të Francës në drejtim të sulmuesit të Manchester Cityt.

Gjithnjë sipas medias iberike, drejtues të klubit parizien po mendojnë të bëjnë një ofertë në drejtim të futbollistit argjentinas, për një shifër prej 88 milionë eurosh.

Te Parisi, tentativa për të blerë kartonin e Agueros nga “Citizens” konsiderohet si lëvizja e duhur, pasi 27-vjeçari konsiderohet si futbollisti ideal për të zëvendësuar një goleador si Zlatan Ibrahimoviç, kontrata e të cilit me parizienët përfundon në 2016-n.

Në të njëjtën kohë, te skuadra transalpine ka optimizëm që një transferim i tillë mund të kryhet, duke parë edhe shifrën prej 88 milionë eurosh që priten të ofrohen, shifër kjo që mund të tundojë jo pak drejtuesit e klubit anglez.

Top Channel