Shqipëria humbet 7 pozicione në renditjen e re të FIFA-s

01/10/2015 12:25

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 7 pozicione në renditjen e publikuar të enjten nga FIFA.

Kuqezinjtë tashmë e shohin veten në vend të 32-të, në krahasim me vendin e 25 të muajit shtator. Edhe pse me rënie, Shqipëria vazhdon të ketë një renditje më të mirë se përfaqësuese si ajo e Turqisë, Greqisë apo Suedisë.

Vendin e parë të renditjes vazhdon ta mbajë Argjentina, ndërsa Gjermania ka rimarrë vendin e dytë. Bie në sy edhe rikthimi i Spanjës në dhjetëshen e parë, që përbëhet nga këto kombëtare: Argjentina, Gjermania, Belgjika, Portugalia, Kolumbia, Spanja, Brazili, Uellsi, Kili dhe Anglia.

Top Channel