Ronaldo arrin rekordin e Raul

01/10/2015 00:00

Ronaldo është gjithnjë e më shumë në historinë e Realit të Madridit. Mbrëmjen e së mërkurës portugezi realizoi dy gola në Champions, duke barazuar Raulin me 323 rrjeta në krye të listës së golashënuesve më të mirë të gjithë historisë së Realit.

Jo vetëm kaq, me dy golat e shënuar në Suedi, Ronaldo kaloi edhe shifrën e 500 golave në karrierë, duke shkuar në kuotën e 501 golave.

Pavarësisht se dy ekipet spanjolle, Reali dhe Barcelona, kanë pasur në organikën e tyre ndër vite lojtarë të niveleve më të larta, duket se pasi Ronaldo dhe Messi të varin këpucët në gozhdë e vështirë se do të ngelët ndonjë rekord pa thyer nga dy futbollistët.

Top Channel