Iker Casillas, lojtari me më shumë ndeshje në Champions League

30/09/2015 21:30

Iker Casillas u shndërrua mbrëmjen e së martës në futbollistin me më shumë paraqitje në Champions League.

Portieri spanjoll i Portos luajti ndaj Chelsea ndeshjen e tij të 152 në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, duke lënë pas ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Karriera e kapitenit të kombëtares së Spanjës në Champions ka nisur para 16 vitesh, kur në 15 shtator 1999 ai debutoi në Athinë, në një ndeshje që përballte Realin e Madridit me Olimpiakosin.

Me Realin, Casillas ka arritur ta fitojë 3 herë trofeun e Champions League (2000, 2002 dhe 2014).

Top Channel