Tjetër dëmtim te Barcelona, Iniesta jashtë 1 muaj

30/09/2015 11:10

Problemet nuk kanë të përfunduar për Barcelonën, madje ato po shtohen dita-ditës. Pas Lionel Messit, skuadra katalanase humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm, kapitenin Andres Iniesta.

Mesfushori 31-vjeçar pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë sfidës me Bajer Leverkusen duke u detyruar të lërë fushën e lojës në minutën e 60.

Sipas stafit mjekësor të skuadrës kampione të Europës në fuqi, Iniesta ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën një muaj.

Gjithsesi, pritet që futbollisti spanjoll të jetë në dispozicion për ‘El Clasico’ e 21 Nëntorit me Realin e Madridit në Santiago Bernabeu.

Ndërkaq, në listën e të dëmtuarve te Barcelona janë edhe Rafinja e Vermalen. Lajmi më i mirë që merr në këtë moment Luis Enrike është riaftësimi i portierit Claudio Bravo që pritet të zbresë shumë shpejt në fushat e lojës.

Top Channel