M. Utd, 92.5 mln paund për Ronaldon

30/09/2015 11:10

Zërat për një largim të Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit po shtohen gjithnjë e më shumë. Së fundmi në median spanjolle po flitet për këmbënguljen e Mancester Junajtid për rikthimin e sulmuesit portugesz në Old Trafford.

Mësohet se “Djajtë e Kuq” verën e ardhshme janë gati të bëjnë shpenzime të mëdha për të siguruar shërbimin e 30 vjecarit, pavarësisht se klontrata e këtij të fundit skadon në verën e vitit 2018.

Shifra që mendohet se do të ofrojë skuadra angleze për Kristiano Ronaldon është 92.5 milionë Paund, po aq sa edhe ajo që mendohet të akordojë PSG.

Por jo vetëmn kaq, media spanjolle  bën të ditur gjithashtu se te Mancester Junajtid po mendohet edhe për kontratën me futbollistit që parashikon një pagë prej 14.7 milionë Paund në sezon.

Top Channel