10 gola në 3 ndeshje; Lewandowski nuk ngopet: Dua të shënoj më shumë

30/09/2015 11:05

Robert Lewandowski është kthyer në makthin e çdo skuadre, me të cilën përballet Bayern Munchen.

Sulmuesi polak ka arritur në kuotën e 10 golave në 3 ndeshjet e fundit, por mesa duket, kjo statistikë nuk e ka kënaqur aspak atë. Në një intervistë për UEFA.com, Lewandowski deklaroi se është i etur për të shënuar gola të tjerë, në ndeshjet e ardhshme të bavarezëve nga Mynihu.

“Jam i lumtur, që arrita të shënoj ndaj Dinamos së Zagrebit – tha Lewandowski. – Nuk ka rëndësi numri i golave të realizuar deri tani. Unë pretendoj ta rris edhe më shumë atë. Gjithnjë dëshiroj të shënoj sa më shumë gola. Tani na duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës në kampionat, që do të luhet ditën e dielë”, ka thënë sulmuesi polak.

Sfida që pret Bayern Munchen në Bundesligë, në fundjavë, është ajo me Borussia Dortmundin në “Allianz Arena”, teksa skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë të shkëputet edhe më shumë në renditje ndaj verdhezinjve.

Top Channel