Dokumentari “Ronaldo”, një pasqyrë e jetës së yllit të futbollit

29/09/2015 13:00

Cristiano Ronaldo është një yll në fushat e futbollit, por tani duket se ai do të jetë i tillë edhe në atë të kinematografisë. Së fundmi është publikuar traileri i dokumentarit me titull “Ronaldo”, që pasqyron jetën e futbollistit 30-vjeçar në 14 muajt e fundit.

Në këtë trailer portugezi shfaqet në fushën e lojës duke shënuar gola si dhe jashtë saj duke shpenzuar kohë me djalin e tij, Cristiano jr. Filmi, që është realizuar nga producentët e dokumentarëve të tillë si “Senna” dhe “Amy”, do të shfaqë premierën e tij në Londër në 4 nëntor dhe Cristiano Ronaldo padyshim që do të jetë i pranishëm.

“Synimi është që në këtë dokumentar tifozët e mi të shohin si jam në të vërtetë. Mendoj se njerëzit do të duan ta shohin atë pasi është dicka e vërtetë”, është shprehur Ronaldo, 3 herë fitues i Topit të Artë.

Në këtë film dokumentar për Ronaldon janë të përfshirë edhe intervistat e personave që janë më pranë sulmuesit të Realit të Madridit, filmime kur ai ishte fëmijë si dhe një kolazh me pamje nga karriera e tij.

Top Channel