Inter, Mancini: Titullin e fiton Roma ose Napoli

29/09/2015 10:45

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka deklaruar në një intervistë për “Il Messaggero” se titullin kampion në Itali do e fitojë Roma ose Napoli, duke hequr presionin nga skuadra e tij, e cila renditet së bashku me Fiorentinën në vendin e parë të Serisë A pas gjashtë javësh të luajtura.

“Objektivi ynë mbetet renditja në tre vendet e para, në mënyrë që të hyjmë në Champions. Titullin mendoj se do e fitojë Roma ose Napoli”, deklaroi Mancini, i cili më pas foli edhe për humbjen 4-1 ndaj Fiorentinës në San Siro.

“Ka ndeshje që nisin keq. Nuk kishin kaluar 20 minuta lojë dhe ne kishim pësuar 2 gola. Kur arbitri ndëshkoi me të kuq Mirandën, përfundoi gjithçka”, shpjegoi Mancini.

Top Channel