Vllaznia, tifozët në protestë kundër drejtuesve të klubit

28/09/2015 18:55

Rreth 100 tifozë të Vllaznisë kanë kërkuar këtë të hënë pasdite dorëheqjen e drejtuesve më të lartë të klubit, si shkaktarët kryesorë për gjendjen e mjerueshme që po kalon skuadra shkodrane.

Gjatë protestës para Bashkisë së Shkodrës, grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras” kanë kërkuar njëkohësisht edhe ndërhyrjen e menjëhershme të bashkisë, e cila është dhe administratore e klubit  të futbollit.

Sipas tyre, skuadra e futbollit duhet të privatizohet dhe drejtimi i saj duhet t’u besohet emrave të mëdhenj të futbollit shkodran. Këtë sezon skuadra e Vllaznisë ka vendosur një rekord negativ, pasi në 13 ndeshje nuk ka asnjë fitore, por 12 humbje dhe vetëm 1 barazim.

Ndërkohë, në klasifikimin e Superligës ajo gjendet në vendin e fundit me zero pikë. Protestuesit kanë kërcënuar se nëse nuk do të merren masa, protesta do të përshkallzohet. 

Top Channel