Në Maqedoni nuk reshtin botimet e librave të ndihmuara materialisht nga Ministria e Kulturës, e ku ofendohen e përbuzen shqiptarët.

Së fundmi është botuar libri i historianit serbo-maqedonas Branisllav Svetozareviç, me titull “Maqedonasit në Tetovë; që nga alla turka, e deri te alla franga”, në të cilin shqiptarët e Tetovës dhe të Gostivarit përshkruhen si vrasës.

Autori  i këtij libri është drejtori i sotëm i Muzeut të VMRO-së, i emëruar në këtë post nga qeveria VMRO-BDI.
 
Lidhur me këtë skandal të radhës që i përshkruhet koalicionit qeverisës VMRO-BDI, kanë reaguar Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së  Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.  
 
Në reagimin e këtyre dy organizatave thuhet se në këtë libër të sponsorizuar nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, me shkronja të mëdha shqiptarët portretohen si vrasës që kanë ushtruar gjenocid në Tetovë dhe gjetiu.

“Ndihemi tepër të ofenduar, të shqetësuar dhe të provokuar nga vetë Qeveria e Maqedonisë, e cila në shumë raste po provokon durimin e qytetarit shqiptar”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Kulturës shqiptare në Maqedoni dhe të asaj të veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Top Channel