Ibrahimovic “mbyt” kundërshtarin, Cana qetëson situatën

28/09/2015 12:25

Zlatan Ibrahimovic tërheq gjithmonë vëmendjen në një fushë futbolli. Nëse jo për lojën dhe golat e tij spektakolarë, sulmuesi suedez bën ndonjë gjest ngacmues ndaj kundërshtarëve për të mos dalë nga terreni pa u vënë re.

Një gjë të tillë e bëri edhe në fitoren e Paris Saint Germain në fushën e Nantes me rezultatin 1-4.

Në një top të humbur pas një dyluftimi me mbrojtësin Moimbe, Ibra e shtrëngoi në fyt me parakrah kundërshtarin, gjë që futbollisti afrikan nuk e priti mirë. Ai e tërhoqi nga fanella suedezin, i cili i vuri sërish dorën në fyt.

Ishte kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, ai që qetësoi situatën.

Top Channel