Seria A, Milani rikthehet te humbja

27/09/2015 14:30

Milani është mundur nga Genoa me rezultatin 1-0 në javën e gjashtë të Serisë A, në ndeshjen e luajtur të dielën në mesditë.

Në minutën e 10 të takimit, mesfushori Blerim Dzemaili shënoi me goditje dënimi, pas një topi që u devijua nga muri mbrojtës.

Kuqezinjtë mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 42 të pjesës së parë, pas ndëshkimit me dy kartona të verdhë të mbrojtësit Romagnoli.

Në pjesën e dytë, të gjendur në inferioritet numerik, djemtë e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic nuk arritën të rrezikonin për asnjë moment seriozisht portën e vendasve dhe pas dy fitoreve radhazi, kthehen te humbja në kampionat.

Top Channel