F1, Vettel: Mund të përfundoja garën i dyti

27/05/2015 10:50

Sebastian Vettel është i kënaqur me vendin e tretë në Çmimin e Madh të Japonisë, edhe pse mendon se me pak fat mund të përfundonte edhe në vendin e dytë.

“Është bukur të kthehem në podiumin e Suzukës, pasi është pista ime e preferuar. Mendoj se mund të përfundoja garën edhe në vendin e dytë. Gjithsesi, ishte një garë fantastike dhe jam i kënaqur. Në nisje përfitova nga beteja mes Hamilton dhe Rosberg, por e dinim që Mercedesët nuk do i mundnim dot”, tha piloti gjerman i Ferrarit.

Nga ana e tij, shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, deklaroi: “Nuk mund të jem i kënaqur me vendin e tretë dhe të katërt, por të paktën u ngjitëm në podium në një pistë shumë të vështirë për ne”.

Top Channel