La Liga, Barca fluturon në krye; por humbet Messi-n

26/09/2015 00:00

Barcelona fluturon në krye të La Liga, por humbet Lionel Messi-n. Në javën e gjashtë të kampioantit spanjoll, skuadra katalanase fitoi 2-1 ndaj Las Palmas falë dygolëshit të Suarez.

Ndeshja u kushtëzua që në fillim pas dëmtimit të Messi-t në minutën e dhjetë, një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës yllin argjentinas për të paktën dy muaj e që si rrjedhojë mund të humbasë El Classico-n me Real Madrid, që do të luhet më 22 nëntor.

Nga ana tjetër, skuadra e Benitez u ndal këtë javë në “Bernabeu’, duke arritur një barazim 0-0 përballë Malaga-s, duke humbur edhe kreysimin e renditjes.

E pati shumë të vështirë skuadra “Merenges” të shënonte në portën e Malaga-s, e cila vërtet nuk ka shënuar deri më tani asnjë gol në gjashtë ndeshje, por këtë herë arriti ta mbronte portën shumë mirë.

Vlen për t’u përmendur fakti se rastet e humbura nga madrilenët ishin thuajse të pabesueshme.

Top Channel