Neymar s’gjen paqe, akuzohet për evazion fiskal në Brazil

26/09/2015 11:00

Për Neymar nuk ka paqe në aspektin ligjor. Këtë radhë problemet për sulmuesin e Barcelonës vijnë nga Brazili, ku një gjykatë  nxori vendimin për të bllokuar një pasuri prej 47.6 milionë dollarësh të tij në një cështje për evazion fiskal.

Vendimi parashikon bllokimin e pasurive të patundshme dhe makinave në mënyrë që Nejmar të mos ketë mundësi të bëjë akte shitblerje me to. Mësohet se pasuria e bllokuar ishtë në emër të Neymar dhe 3 kompanive të tjera që kanë si pronarë kryesorë pikërisht prindërit e futbollistit. Reagimi nga prindërit e Neymar ishte i menjëhershëm me këta të fundit që mohuan akuzat për evazion fiskal ndaj futbollistit. Sipas tyre, ky vendim është marrë për shkak të perceptimit jo të mirë të të ardhurave të përfituara nga 23 vjecari.

‘Neymar Jr  dhe asnjë prej kompanive që ne drejtojmë nuk ka kryer evazion fiskal-thanë Neymar da Silva Santos Senior dhe Nadine Gonsalves nëpërmjet një komunikate për shtyp-ne kemi bërë detyrën tonë dhe kemi besim se gjithcka do të zgjidhet”.

Neymar u transferua te Barcelona në verën e vitit 2013, por ky kalim i tij te gjigantët spanjollë u shoqërua me probleme ligjore, me drejtuesit e Barcelonës që akuzohen për evazion fiskal pasi kanë fshehur vlerën reale të blerjes së futbollistit nga Santos.

Top Channel