Pankina e Anglisë, FA-ja mendon për Guardiolën

25/09/2015 11:45

Federata Angleze e Futbollit (FA) po mendon seriozisht për të sjellë në pankinën e përfaqësueses një trajner të ri. Sipas asaj që publikohet te tabloidi “The Sun”, emri që po lakohet më shumë në këtë institucion është ai i Pep Guardiolës, të cilit kontrata me Bayern e Munchen i skadon në verën e vitit 2016.

Trajneri katalanas ende nuk ka nisur bisedimet me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë, pavarësisht se Rummenigge u shfaq i sigurt për qëndrimin e tij.

Nga ky moment kërkon të përfitojë FA-ja për t’i ofruar 44-vjeçarit stolin e “Tre Luanëve”, madje sipas “The Sun”, është bërë gati edhe kontrata me një pagë prej 13 moilionë eurosh në vit.

Guardiola në të vërtetë nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për futbollin anglez. “Gjithnjë e kam konsideruar futbollin në Angli tërheqës për shkak të ambientit që mbizotëron dhe tifozerisë. Kjo është arsyeja që më bën të shpresoj se një ditë do të jem trajner në atë vend, për të përjetuar të njëjtën eksperiencë si trajnerët dhe futbollistët e tjerë”, është shprehur tekniku katalanas në një intervistë të dhënë në vitin 2013.

Top Channel