Neymar zbulon: Kam biseduar me Manchester United

25/09/2015 10:55

Interesi i Manchester United ndaj Neymar ishte real. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Barcelonës në një intervistë për “ESPN Brasil“, duke bërë të ditur se kishte zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit anglez, por pa marrë ndonjë ofertë konkrete prej tyre.

“Kam pasur bisedime me Manchester United. Zërat për interesin e kësaj skuadre kanë ekzistuar, por nuk pati asgjë konkrete“, tha sulmuesi brazilian.

Më tej, Neymar e përqendroi vëmendjen e intervistës te pritshmëritë ndaj tij për sezonin 2015-2016, ndërkohë që foli edhe për Topin e Artë.

“Shpresoj që edhe ky sezon të jetë shumë i mirë për ne. Dua të vazhdoj punën së bashku me shokët e mi të skuadrës dhe të vazhdojmë të fitojmë trofe. Përsa i përket Topit të Artë, shpresoj që këtë vit të jem mes 3 finalistëve“, u shpreh Neymar.

Top Channel