Ibrahimovic: Unë te Milani? Ndoshta vitin tjetër

23/09/2015 00:00

Gjigandi suedez i PSG, Zlatan Ibrahimovic, ka folur sërish për transferimin e mundshëm të tij drejt Milanit, i cili ishte një ndër temat më të nxehta gjatë merkatos së verës.

Të mërkurën Zlatan zhvilloi një vizitë të shkurtër në Milano, ku drekoi në një restorant në qendër të qytetit së bashku me Mino Raiola. Arsyet e vizitës nuk janë bërë të ditura.

Kur është pyetur mbi të ardhmen e tij dhe rikthimit të mundshëm me kuqezinjtë, ai është shprehur: “Kush e di, ndoshta do të më shihni sërish me Milanin, ndoshta vitin tjetër”.

Top Channel