Milan fiton në transfertë, Balotelli me gol si titullar

22/09/2015 22:45

Milani ka arritur të marrë fitoren e parën në transfertë në Serinë A, duke mposhtur 2-3 Udinesen, e cila edhe pse u gjend në disavantazh të 3 golave bëri përpjekjet maksimale për të barazuar shifrat.

Vetëm 6 minuta i mjaftuan Balotelli-t si titullar për të shënuar golin e parë me bluzën e Milanit që pas rikthimit të tij në Itali. Katër minuta më vonë ishte Bonaventura qi që dyfishoi rezultatin, ndërsa Zapata i çoi shifrat në 0-3 në minutën e parë dhe të vetme të shtesës.

Ndërsa pjesa e dytë ishte totalishte e kundërta e të parës. Vendasit arritën të shënonin dy herë. Fillimisht Badu dhe më pas Zapata, ndërsa në fund për pak sa nuk barazuan rezultatin, por ishte Lopez ai që shpëtoi Milanin.

Top Channel