Ferguson: Doja Guardiolën tek M. United

22/09/2015 12:15

Pep Guardiola e hoshi poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i Manchester United. Ai që e zbuloi këtë është Sir Alex Ferguson, i cili u largua nga pankina e “Djajve të Kuq” në përfundim të sezonit 2012/2013 për t’u zëvendësuar nga David Moyes.

“U takova me Guardiolën në Nju Jork në vitin 2012, por nuk i bëra një propozim të drejtpërdrejtë për të marrë drejtimin e Manchester United. Ai fitoi një numër të madh trofesh kur ishte trajner i Barcelonës dhe unë e admiroja shumë. I thashë Guardiolës që të më telefononte përpara se të pranonte ofertën e ndonjë klubi tjetër, por ai nuk e bëri këtë dhe në verën e 2013-ës shkoi te Bajerni i Mynihut”, tregon Ferguson në një intervistë për Daily Telegraph.

Që pas largimit të Ferguson, Manchester është përfshirë në një periudhë tranzicioni të vështirë, fillimisht me David Moyes e tashmë edhe më Van Gaal.

Top Channel