Superiorja, Skënderbeu nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Tiranës

21/09/2015 22:05

Skënderbeu është fituesi i ndeshjes më të rëndësishme të javës së katërt në Superiore, duke mposhtur në Korçë 2-1 Tiranën edhe pse ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh.

Vetëm dy minuta lojë i mjaftuan japonezit Fukui të Tiranës për t’i shënuar Skënderbeut golin e parë në këtë sezon.

Por edhe pse u gjendën që në minutat e para në disavantazh, kampionët e Shqipërisë, të cilët kanë bërë historinë në kupat e Europës, gjetën forca për të reaguar.

Berisha arriti të barazojë shifrat në minutën e 26 të pjesës së parë. Ndërsa goli i fitores për korçarët u shënua 6 minuta nga fundi i ndeshjes, me autor Prognin, duke i dhuruar Skënderbeut 3 pikë të tjera.

Kjo ishte fitorja e katërt në po kaq ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, e cila ka marrë sërish kryesimin e kategorisë Superiore.

Ndërsa bardheblutë mbeten në kuotën e 5 pikëve, me 1 fitore 2 barazime dhe dhe tashme me 1 humbje.

Top Channel