Chelsea në merkato, kërkohet braziliani Dani Alves

21/09/2015 00:00

Chelsea vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes se medias britanike për shkak të fillimit të dobët të sezonit, pavarësisht fitores së arritur në fundjavë ndaj Arsenalit.

Mbrojtja ka qenë reparti më i kritikuar dhe sipas zërave më të fundit, Mourinho po mendon për përforcimin e saj. Sipas asaj që publikohet te tabloidi “Daily Mail”, Blutë e Londrës janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar Branislav Ivanovic dhe emri që ka filluar të përmendet në ambientet e këtij klubi është ai i Dani Alves.

Gjithnjë sipas “Daily Mail”, interesimi i Chelsea-s për brazilianin është i madh për ta sjellë në Stamford Bridge lojtarin, sa po mendon të bëjë një ofertë në drejtim të tij në muajin janar.

Megjithatë, Dani Alves nuk është i vetmi përforcim që kërkon të bëjë Chelsea. Londinezët kanë vënë në shënjestrën e tyre edhe Luis Gaya të Valencias. Por në këtë rast për ta prolemet janë të mëdha, kjo sepse klubi i Valencias nuk kërkon më pak se 50 milionë euro për Gaya, me mbrojtësin që po kërkohet edhe nga Reali i Madridit.

Top Channel