Djali sirian që u pengua nga operatorja hungareze zbret në fushë me Cristiano Ronaldon

21/09/2015 00:00

Cristiano Ronaldo mori me vete në fushën e Santiago Bernabeut djalin e refugjatit sirian, i cili u pengua nga operatorja hungareze disa javë më parë.

Real Madrid kishte ftuar të voglin Zaid Abdel-Muhsen Alghadab, babain e tij Osama dhe vëllain Mohammad në kryeqytetin spanjoll për të ndjekur në tribunë ndeshjen që madrilenët luajtën ndaj Granadës të shtunën, si pjesë e fushatës për mbështetjen e refugjatëve që vijnë në Europë. Djali i vogël ishte shoqëruesi i sulmuesit portugez në fushën e lojës.

Në fillim të muajit, operatorja Petra Lazlo u regjistrua duke zgjatur këmbën e duke rrëzuar qëllimisht në tokë një refugjat sirian, i cili vraponte i frikësuar prej policisë me fëmijën në krah, në kufirin e Serbisë me Hungarinë. Burri u shemb në tokë duke zënë të miturin nën vete.

Familja Alghabad arriti në Spanjë javën e kaluar dhe kryefamiljarit i është ofruar një punë si trajner në Getafe, në periferi të Madridit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel