F1, Vettel fiton Çmimin e Madh të Singaporit

19/09/2015 00:00

Sebastian Vettel ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit, duke arritur në finish me kohën 2 orë 1 minutë e 22 sekonda e 118 të qindtat. Gjermani arriti një ditë më parë kohën më të mirë në provat zyrtare, ndërsa e mbajti vendin e parë duke zhvilluar një garë fantastike.

Kjo ishte fitoja e 42 e Vettel në Formula 1, duke u radhitur i treti në histori pasi kaloi Ayrton Senna-n, i cili kishte 41 fitore. Para tij janë vetëm Michael Schumacher dhe Alain Prost.

Po ashtu si një ditë më parë, podiumi kësaj gare u arrit të mbahet po nga pilotët që morën vendin e dytë dhe të tretë në provat zyrtare. Daniel Ricciardio dhe Kimi Raikkonen u renditën përkatësisht i dyti dhe i treti.

Ndërkohë, në këtë garë zhgënjeu kampioni botëror, britaniku Lewis Hamilton, i cili u tërhoq nga gara për shkak të problemeve me makinën.

Piloti i tjetër i Mercedes, i cili në renditjen e përgjithshme mban vendin e dytë, Nico Rosberg, zuri vendin e katërt. Ndërsa, Bottas u rendit i pesti dhe Kvyat me Red Bull në vendin e 6-të.   
 
Pas kësaj gare Mercedes mban vendin e parë për konstruktorë me 463 pikë, ndërsa pas tij Ferrari me 310 pikë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel