Carlos Tevez i thyen këmbën kundërshtarit (KUJDES! Pamje të rënda)

20/09/2015 11:20

Carlos Tevez shkëlqeu në fitoren 3-1 të Boca Juniors ndaj Argentinos Juniors, por performancën e tij me dy gola e njollosi me një ndërhyrje brutale ndaj një kundërshtari, i cili doli nga fusha me këmbë të thyer.

Sapo kishte shënuar golin e dytë, ish-lojtari i Juventusit ndërhyri shumë ashpër ndaj Ezequiel Ham, duke i thyer këmbën në dy vende.

E çuditshmja është se Tevez, i cili më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë, nuk mori asnjë ndëshkim nga arbitri për këtë ndërhyrje. Madje, gjyqtari një ndërhyrje të tillë nuk e konsideroi as faull.

Top Channel