Partizani mposht Kukësin, përkohësisht në krye

19/09/2015 00:00

Partizani mposhti këtë të shtunë 2-0 Kukësin në “Qemal Stafa” dhe ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit të Superligës.

Golat e Plakut në pjesën e parë dhe të Sukajt me 11-metërsh në pjesin e dytë mjaftuan që të kuqtë e Starovës të marrin maksimumin ndaj një kundërshtari i cili vitet e fundit ka bërë emër në futbollin shqiptar.

Ajo çka do të vendosë qëndrimin ose jo të Partizanit në krye të klasifikimit do të jetë superndeshjea e së hënës Skënderbeu-Tirana.

Top Channel