Lituani-Spanjë, finalja e madhe e basketbollit europian

19/09/2015 00:00

Trembëdhjetë vite më parë në Stokholm, Lituani-Spanjë ishte finalja e madhe e kampionatit Europian të basketbollit të atij viti. Po ashtu edhe në Eurobasket 2015 këto dy kombëtare të basketbollit do të ndeshen me njëra-tjetrën për të vendosur kampionët e Europës në basketboll.

Të enjten, Pau Gasol ka çuar Spanjën në finalen e Europianit të basketbollit që po zhvillohet në Francë. Në takimin e luajtur në Pierre-Mauroy të Lilës, skuadra iberike mundi 80-75 vendasit favoritë pas kohës shtesë.

Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes është përcaktuar edhe skuadra e dytë finaliste, e cila do të jetë Lituania që mundi në gjysmëfinale Serbinë me rezultatin 67-64 në favor të përfaqësueses balltike.

Valanciunas e Kuzminskas rezultuan dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Lituaninë. 15 pikë 3 rebound koleksionoi në total basketbollisti i Toronto Raptors në NBA, ndërsa Kuzminskas, me 13 pikë 9 rebound dhe 1 asist, ishte gjithashtu përcaktues për të tijët.

Top Channel