Eurobasket, Gasol shënon 40 pikë, Spanja në finale

18/09/2015 09:00

Pau Gasol ka çuar Spanjën në finalen e Europianit të basketbollit që po zhvillohet në Francë. Në takimin e luajtur në Pierre-Mauroy të Lilës, skuadra iberike mundi 80-75 vendasit favoritë pas kohës shtesë.

Një ndeshje e mrekullueshme e Pau Gasol, i cili shënoi 40 pikë dhe kapi 11 topa në tabelë.

“Jam krenar për shokët e skuadrës. Fituam falë eksperiencës dhe karakterit që treguam”, tha lojtari i Chicago Bulls pas ndeshjes.

Në finalen e madhe, Spanja do të ndeshet me fituesen e çiftit Serbi-Lituani.

Top Channel