Akreditimi, shoqata e gazetarëve kosovarë, indinjatë ndaj FSHF-së

17/09/2015 00:00

Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka shprehur indinjatën e thellë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, për trajtimin që u bëhet gazetarëve sportivë nga Kosova për ndeshjet e kombëtares.

“Është vërejtur një dukuri injoruese ndaj gazetarëve sportivë nga Kosova, por i tërheqim vërejtjen FSHF-së, se kjo qasje duhet ndryshuar urgjentisht dhe të mos bëhen ndasi të tilla, aq më tepër për rolin që ka luajtur gazetaria sportive e Kosovës rreth sensibilizimit të ekipit kombëtar. Shqetësimi ynë ka të bëjë me akreditimet për ndeshjet e kombëtares, pajisja me të cilat nga FSHF-ja për mediat kosovare po bëhet çdo ditë e më shumë i vështirë. Kjo qasje duhet të ndryshojë urgjentisht për ndeshjen historike, e cila zhvillohet më 8 tetor 2015 në Elbasan, ndërmjet Shqipërisë e Serbisë. I bëjmë thirrje FSHF-së, të ketë qasje konstruktive dhe t’i mundësojë akreditimin e plotë të gjithë gazetarëve nga Kosova dhe të sigurohet një trajtim i njëjtë, sikurse ndaj gazetarëve në Shqipëri, apo edhe atyre të huaj, kur kombëtaret e tyre luajnë ndaj Shqipërisë”, u tha gjatë ditës në një konferencë për shtyp të SHGSK-së.

Gjatë konferencës është folur për 4 pika të veçanta, që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit lidhur me sportin.

Top Channel