Basketboll, Spanja mund Greqinë dhe kalon në gjysmëfinalen e Europianit

15/09/2015 21:00

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Europianit të basketbollit.

Skuadra iberike mundi Greqinë me rezultatin e ngushtë 73-71 dhe do të jetë për të nëntën herë radhazi në gjysmëfinalet e këtij turneu.

27 pikët e Pau Gasol dhe 18 pikët e Nikola Mirotic i dhanë fitoren spanjollëve në një ndeshje shumë të vështirë.

Top Channel