Zgjedhja e prokurores, Zaev: Janeva do të ketë autonomi të plotë

15/09/2015 16:45

Kryetari i opozitës maqedonase, Zoran Zaev pohon se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për prokurorin special.

Zaev, i cili publikoi disa nga bisedat e përgjuara telefonike që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kundërligjshme dhe kriminele të disa pushtetarëve aktual, ka pohuar për mediat se zgjidhjet ligjore garantojnë autonomi të plotë për prokuroren speciale, Katiça Janeva.
 
“Bëhet fjalë për një prokurore e cila nuk ka kurrfarë ngjyrimesh politike. Besoj se janë plotësuar të gjitha kushtet për një fillim të mirë të procesit gjyqësor, që në fund të kemi një vendim të mirë i cili do të ishte në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Ndryshe, pajtueshmëria mes partive politike për emërimin e Katiça Janevës si prokurore speciale, është arritur rreth orës 5 të mëngjesit të së martës dhe pas bisedimeve maratonike me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Top Channel