Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç u ka dërguar një notë proteste kancelarive të 44 vendeve që kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Është e papranueshme që Kosova të zërë vend në selinë e UNESCO-s”, shprehet Daçiç në letrën e tij.

Aktualisht, kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në agjencinë e OKB që kujdeset për trashëgiminë kulturore ka kaluar fazën e parë të shqyrtimit.

Top Channel