Moto Gp, Marquez triumfon në Missano, Rossi i afrohet titullit

13/09/2015 00:00

Marc Marquez triumfoi në Moto Gp në Çmimin e Madh të San Marinos, duke regjistruar dhe fitoren e tij të parë në pistën e Missano-s.

Piloti i Hondas e mbylli garën para Bradley Smith dhe Scott Redding, duke u ngjitur në kuotën e 184 pikëve, në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë.

Momenti vendimtar i garës ishte 8 xhiro para përfundimit, kur Jorge Lorenzo, i cili kryesonte deri në ato momente, doli jashtë piste dhe la garën.

Ndërkohë, Vale Rossi nuk shkoi më shumë se vendi i pestë në San Marino, hera e parë për të gjatë këtij sezoni që nuk arrin të ngjitet në pod. Gjithsesi “Doktori”, siç njihet ndryshe Rossi, vazhdon të kryesojë i vetëm, 23 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga shoku i tij i skuadrës, Lorenzo.

Top Channel