US Open, Pannetta fiton derbin e italianeve

13/09/2015 00:00

Flavia Pannetta fitoi derbin italian në finalen e femrave të US Open, duke mposhtur Roberta Vincin 7 me 6 dhe 6 me 2.

Pas setit të parë, të marrë me vështirësi, kampionia e sapokurorëzuar e Grand Slam-it njujorkez, imponoi veten mbi miken e saj të ngushtë, e cila ishte surpriza më e madhe e US Open pasi eleminoi në gjysmëfinale, Serena Williamsin.

Ky ishte Grand Slami i parë për Pannettan dhe me gjasa edhe i fundit. Tenistja nga Brindizi njoftoi tërheqjen pas ngritjes së trofeut.

“Mjaft me kaq! Do tërhiqem! Kjo ishte ndeshja ime e fundit në US Open dhe as që e mendoja se do të arrija deri këtu”, deklaroi ajo.

Pannetta bëhet italiania e dytë në histori që fiton një Grand Slam, pas Francesca Schiavones që triumfoi në Paris në vitin 2010.

Finalja e madhe e tenisit femëror u ndoq në shkallët e arenës edhe nga kryeministri italian, Matteo Renzi.

Top Channel