Chelsea në vështirësi, Mou: Nuk dorëhiqem

12/09/2015 16:35

Si të mos mjaftonin kritikat e deritanishme për rezultatet e dobta, Chelsea i tij është mundur edhe këtë javë të Premier Ligës.

“Blutë” e drejtuar nga Jose Mourinho janë mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertë nga skuadra e Evertonit. Goli i vetëm për skuadrën londineze u shënua nga Matiç, ndërsa për vendasit shënoi tre herë Naismith.

Ky rezultat e lë Chelsea-n në kuotën e 4 pikëve. Katër pikë në pesë javë të luajtura janë shumë pak për një skuadër që e ka nisur kampionatin si pretendente për të fituar titullin sërish.

Kjo ka nxitur kritikat të shumta në drejtim të Mourinho-s. Ky i fundit deklaroi para takimit me Evertonin se, as që e çon ndërmend dorëheqjen. Po pas kësaj disfate?

Top Channel